Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin Qafë-Thanë.
Sipas informacioneve, një autobus pasagjerësh është përplasur me një automjet të vogël. Si pasojë e përplasjes, automjeti ka shpërthyer në flakë dhe kanë mbetur të plagosur disa persona.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur shoferi i automjetit si dhe dy pasagjerë të cilët udhëtonin në të, ndërkohë fatmirësisht nuk raportohet për asnjë të lënduar në autobus. Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Prrenjasit, ndërkohë edhe drejt Librazhdit.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e aksidentit, ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.