Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Manastirit për në Krevari. Në aksident kanë marrë pjesë tre automjete, përkatësisht një furgon që ka transportuar punëtorë fabrike, një kamion dhe një automjet.
Sipas të dhënave nga spitali i Manastirit, në aksident kanë mbetur të lënduar 10 persona, prej të cilëve dy janë me lëndime të rënda trupore. Autoritetet janë në vendngjarje për të konstatuar shkaqet e aksidentit./Telegrafi/