Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë në mes të një autobusi dhe veture, ku të lënduar kanë mbetur gjashtë persona, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur më saktësisht në fshatin Lluzhan rreth orës 13:00.

“Rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit deri më tani trajtim mjekësor kanë kërkuar gjashtë persona të lënduar”, ka deklaruar Borovci për Gazetën Infokus.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.