Dje në ora 13:00 në stacionin policor në Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore A2 në afërsi të fshatit Trapçin Doll të Kërçovës automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Turan” me shenja regjistrimi të Kërçovës i drejtuar nga A.B. (32) nga fshati Kolibari i Kërçovës ka dalë nga rruga.
Nga plagët e marra ka ndërruar jetë shoferi A.B.(32) në vendin e aksidentit, ndërsa pasagjeri LJ. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Kërçovë.
Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i OVR-së Kërçovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.