Aksident i rëndë në Itali, vdesin dy të rinj shqiptarë – momenti kur makina nxirret nga lumi me trupat brenda

Dy nga viktimat e tragjedisë rrugore që ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes në provincën e Venecias në Itali, janë shtetas shqiptarë.

Forcat zjarrfikëse kanë arritur të nxjerrin nga lumi ku përfundoi pasi doli nga rruga, makinën “BMË Seria 3” me të cilën udhëtonin 3 të rinj.

Sakaq, polumbarët kanë nxjerrë nga uji i lumit Reghena edhe trupat e viktimave, dy djem me origjinë shqiptare dhe një vajzë italiane.

A2CNN raporton se viktimat janë të gjithë në të 20-at e tyre. Vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria.

Media italiane publikon pamje të vendit se ku ndodhi aksidenti tragjik. Polumbarët kanë nxjerrë nga uji i lumit Reghena trupat e viktimave, dy të rinj shqiptarë dhe një vajzë italiane.

VIDEO

Makina ka dalë nga rruga ka kaluar barrierat dhe ka përfunduar në lumë.Trupat e pajetë janë gjetur
brenda në kabinën e makinës.