Aks*ident i rëndë në Forinë të Gostivarit, humb jetën një person

Një banor i fshatit Raven të Gostivarit, e ka humbur jetën në një aks*ident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën rajonale Gostivar-Çegran.
Sipas informacioneve të para të policisë, rreth orës 20 në fshatin Forinë, ka ndodhur aksident në mes makinave “Shkoda” e drejtuar nga L.H (57) dhe “BMW” me targa austriake e drejtuar nga I.M (18) nga fshati Çegran.

Në aksident shoferi L.H ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre bashkudhëtarë në makinën e tij kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Gostivarit.
Arsyet dhe rrethanat e aksidentit do të konfirmohen nga ekspertiza që do të kryhet nga Prokuroria, ndërsa nga policia thonë se shoferi i makinës “BMW” është ndaluar.