Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, lëndohen 4 persona

Më datë 20.07.2024 në ora 23:50, në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë – Shkup, afër fshatit Trebosh, komuna e Zhelinës, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.Z. (41) nga fshati Luboten i Shkupit ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda trupore Sh.Z. dhe një pasagjer i mitur nga fshati Luboten, ndërsa dy të mitur nga fshati Miletinë dhe fshati Luboten kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Klinike Tetovë. Inspektimi është kryer nga ekipi inspektues nga SPB-Tetovë.