Sot pasdite ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë.
Jetën e ka humbur një person dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda, njofton TetovaSot.
Aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve të pasagjerëve, në guroren e parë në drejtim të Kërçovës, thonë nga policia e Tetovës.
Ekipi i policisë po heton skenën e aksidentit.