Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Brigada e Tretë Maqedonase”, raportoi “Sloboden Peçat”. Një veturë “Volkswagen Touareg” ka rrëzuar një semafor dhe më pas ka hipur mbi gardhin ndarës të rrugës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit. Deri tani nuk ka informacion nga MPB nëse ka viktima të mundshme. Më shumë detaje priten gjatë ditës.