Aksident i rëndë me tre të vdekur në autostradën Shtip-Milladinovcë

Rritet numri i viktimave në aksidentin e rëndë i cili ndodhi në magjistralen Shtip-Miladinovci, rreth gjysmë kilometër nga pikëpagesa afër fshatit Kadrifakovë. Zëdhënësja e SPP-Shtip, Gordana Panajotova, ka thënë se nga Spitali Klinik-Shtip kanë marrë njoftim se nga lëndimet e rënda ka ndëruar jetë edhe një grua 37-vjeçare.

Një vajzë 15-vjeçare dhe një 62-vjeçare kanë humbur jetën në vend nga përplasja e dy automjeteve. Numri i viktimave në aksidentin e trafikut është tre, ndërsa aktualisht katër persona të lënduar janë të hospitalizuar në Spitalin Klinik të Shtipit.

Komunikacioni në këtë pjesë nga Shtipi deri te kryqëzimi në Kadrifakovë është i ndërprerë dhe zhvillohet përgjatë rrugës së vjetër rajonale.Pa Censurë