Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë ku për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.
Mësohet se makina është përplasur me një kamion rreth orës 02:20 të mëngjesit. Sakaq mësohet se viktimat janë dy të rinj.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë nuk janë bërë të ditur ende identitetet e viktimave.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.