Aksident i rëndë, humb jetën një person

Me datën 19.11.2022 rreth orës 18.20 në SPB Strumicë është raportuar se në rrugën lokale Novo Sellë – Fsh. Mokrievë, Strumicë, S.S.(45) nga fshati Mokrievë, duke drejtuar veturën e udhëtarëve “Volkswagen Passat” me targa të Strumicës ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri S.T (38) nga fshati Mokrievë, ndërsa mjeku i Emergjencës mjekësore e ka konstatuar vdekjen.

Shoferi S.S dhe pasagjeri D.D (44) nga fshati Mokrievë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të diagnostikuar në spitalin e Strumicës. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB Strumicë kanë hetuar rastin e plotë.