Aksident i rëndë afër fshatit Radushë të Shkupit, lëndohen 5 persona

(05.08.2024) në orën 04:45 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale Tetovë – Shkup, nga fshati Dvorce drejt fshatit Radushë, komuna Saraj, një veturë “BMW” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.Z. (20) nga fshati Saraj, ka dalë jashtë rrugës. Në aksident, me lëndime të rënda trupore janë lënduar pasagjerët Sh.S. (19) nga fshati Radushë dhe S.A. (34) nga fshati Saraj, ndërsa me lëndime trupore janë lënduar shoferi A.Z. dhe dy pasagjerë të tjerë B.M. (18) dhe një i mitur, të dy nga fshati Radushë, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer inspektim nga një ekip inspektimi i SPB Shkup.