Aksident i qëllimshëm në Zhelinë, vdes një person!

Para pak çasteve ka ndodhur një ak*sident në fshatin Zhelinë. Sipas informatave jozyrtare, aksidenti ka qenë i qëllimshëm ku si pasojë edhe ka humbur jetën 50 vjeçari Z.B. shkruan Pa Censurë.

Pasi i aks*identuari ka ndërruar jetë në vendngjarje nga revolta një i afërm i tij, ka shtënë me ar*më zjarri. Policia dhe Prokuroria aktualisht kanë arritur në vendngjarje. Për detaje të tjera, Pa Censurë do të ju mbajë të informuar në kohë.