Aks*ident i katërfishtë në “Xhon Kenedi”

Një aks*ident mes katër veturave ka ndodhur në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Tri vetura kanë qenë në qarkullim, ndërkaq njëra e parkuar. Si pasojë, janë lënduar 4 persona. Njëri shofer i veturës “Alfa romeo” dhe tre bashkudhëtarë.

“Më 14 mars 2021, në ora 21:25 në SPB Shkup është deno*ncuar, se në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup ka ndodhur një aks*ident në të cilin kanë marrë pjesë vetura “Wolksvagen golf” me targa të Shkupit, me shofer E.L.(67) nga Shkupi, vetura “Alfa romeo” me targa të Shkupit, me shofer R.I.(20) nga Shkupi, vetura “Shkoda Fabia” me targa të Shkupit, me shofer B.Ç.(29) nga Shkupi dhe vetura e parkuar “Shkoda” me targa të Shkupit, i parkuar nga E.M.(47) nga Shkupi”, njofton MPB-ja.

Më tej në njoftim thuhet, se nga aks*identi lënd*ime të rë*nda trupore ka pësuar bashkudhëtarja në veturën “Shkoda fabia”, S.Ç.(61), kurse me lën*dime të lehta trupore shoferi i “Alfa romeos”, R.I. dhe bashkudhëtarët e tij B.T.(21) dhe V.Ç.. Lën*dimet u konstatuan në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.
Në vendngjarje është kryer edhe ekspertizë, ndërkaq po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.