Sot (05 janar) në ora 07:10 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën Gostivar-Kërçovë, në afërsi të separacioneve të hapura (guroreve), ka ndodhur një aksident trafiku me dy vetura të pasagjerëve: “Audi. “ me targa të huaja që drejtohej nga 42-vjeçari E.Z. nga Kërçova dhe “Skoda” me targa të Shkupit e drejtuar nga Sh.N.(48) nga fshati Kamjan i Tetovës.
Në aksident dy vozitësit kanë ndërruar jetë nga lëndimet e marra në vend, ndërsa mjekët e Emergjencës së Gostivarit kanë konstatuar vdekjen. Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kontrolluar vendin.