Aksident i frikshëm/ Makina përplas familjen në vija të bardha

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në qytetin e Shkodrës mesditen e kësaj të diele, ky nëna dhe dy vajzat kanë mbetur të plagosura.

Pamjet nga aksidenti janë shumë të rënda. Nëna dhe dy vajzat po kalonin rrugën te vijat e bardha, por shoferi nuk ka ndalur, duke i përplasur ato.

Ajo që i rëndon më tepër pozitat e shoferit është se ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se gjendja shëndetësore e vajzave është e mirë, ndërsa nëna ndodhet në spital në gjendje më të rëndë.