Aksident hekurudhor në Durrës, treni përplas pushuesin nga Kosova

Regjistrohet aksidenti i tretë hekurudhor në Shqipëri brenda kësaj fundjave.

Të dielën, një pushues nga Kosova është goditur nga treni i udhëtarëve të linjës në lagjen Durrës-Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e plazhit, në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.

Treni i udhëtarëve i linjës Durrës – Elbasan ka goditur shtetasin me iniciale A.A., 39 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve, raporton tch.

Të premten, një familje emigrantësh që kalonte me makinë mbi shina drejt plazhit u godit nga treni i së njëjtës linjë.

Një ditë më pas, një tjetër mjet që i preu rrugën trenit Durrës-Tiranë u godit prej tij në zonën e Gërdecit