Aksident fatal në Tiranë, një grua humb jetën, një tjetër plagoset rëndë


Një grua ka humbur jetën dhe një tjetër po lufton me vdekjen në spital pasi u përfshinë në një aksident rrugor.

Ngjarja ndodhi sot, në rrugën “Nënë Tereza”, në zonën e Kamzës, raporton noa.al duke cituar burime nga policia e Tiranës.

Mësohet se shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al