Aksídent fatal në pikën pagesote në Kumanovë, një i vdékur!

Një vozitës ka humbur jetën në një aksident trafiku në pikën pagesore në afërsi të Kumanovës, njofton MPB.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur herët në mëngjesin e sotëm në korsinë në drejtim nga Shkupi për Kumanovë. Automjeti është përplasur në një pjesë betoni të rrugës me pikën pagesore dhe më pas ka shpërthyer zjarr. Shoferi ka ndërruar jetë në vend, ndërsa në intervenim kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit e Kumanovës, të cilët e kanë prerë veturën për të nxjerrë të ndjerin.

Policia për momentin nuk ka informacion për identitetin e personit të vdekur.

“Me datë 09.03.2023 rreth orës 03:27 minuta në SPB Kumanovë është raportuar se në pikën pagesore“Romanovc” në magjistralen Shkup – Kumanovë automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit ka goditur një shtyllë të pikës pagesore, duke shkaktuar zjarr në automjet. Në të njëjtën kohë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes Kumanovë dhe nga punonjësit e stacionit të pikës pagesore. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ndërsa ekipi i MPB-së Kumanovë ka kryer këqyrje të vendit”, njofton MPB.