AKE: Fëmijët brenda ditës në internet qëndrojnë më shumë se pesë orë

Tridhjetë e nëntë për qind e të anketuarve të përfshirë në anketën e Agjencisë për komunikime elektronike kanë thënë se të miturit në familjet e tyre mesatarisht kalojnë më shumë se pesë orë të kyçur në internet.

“Përafërsisht gjysma e të anketuarve ose 46.3 për qind e dinë se ekziston një program për kontroll prindëror që për personat nën 18 vjeç do t’u sigurojë internet të sigurt. Prej tyre, vetëm 10.2 për qind kanë tashmë të instaluar një softuer të tillë, ndërsa nga ata të anketuarit që nuk e kanë instaluar një softuer të këtillë dhe e dinë se ekziston, rreth 61 për qind do ta instalonin. Rreth 10 për qind e të anketuarve që kanë qëndrim pozitiv ndaj instalimit të softuerit për kontroll prindëror e dinë se ku mund ta gjejnë atë, qëndron në gjetjet kryesore të Raportit të sondazhit të opinionit publik nga aspekti i mbrojtjes së përdoruesve të shërbimeve elektronike.

Në katër vitet e fundit, thuhet në konstatimet, është vërejtur një trend në rritje në numrin e familjeve ku qasja në internet përdoret edhe nga të miturit. Në vitin 2022, rreth 43.2 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se të miturit e përdorin internetin në shtëpinë e tyre, ndërsa tek madje 85.6 për qind e tyre personat e mitur përdorin internetin çdo ditë.

Sipas anketës, numri i përdoruesve të shërbimit të internetit në familje është rritur nga 79 për qind në 89 për qind në pesë vitet e fundit. Nga të anketuarit që kanë qasje në internet në shtëpinë e tyre, vetëm 29.5 për qind e dinë shpejtësinë e lidhjes në internet që duhet ta ofrojë operatori, ndërsa 76.8 për qind e tyre besojnë se e marrin shpejtësinë dhe sasinë e pritur të të dhënave nga ofruesi i internetit.

Ekzemplari është reprezantues sipas gjinisë, moshës, përkatësisë etnike dhe vendbanimit, në lidhje me të dhënat statistikore zyrtare në kohën e zbatimit të anketës, të kapshme në Entin shtetëror të statistikave – Të dhënat nga regjistrimi i vitit 2021.