Akademiku nga Tetova fiton çmimin e “Shkrimtarëve, Intelektualëve dhe Artistëve të Vitit” në Turqi

Akademiku shqiptar nga Tetova, ligjërues në Departamentin e Muzikës Fetare Turke i Fakultetit të Teologjisë pranë Universitetit Trakya, Doç. Dr. Abas Jahja, në Turqi ka fituar çmimin e “Shkrimtarëve, Intelektualëve dhe Artistëve të Vitit” nga Unioni Turk i Shkrimtarëve për shkak të librit që ka shkruar të titulluar “Zëra të vjetër nga bijtë e çlirimtarëve – Ilahi nga Ballkani”.

Ai këtë libër e ka shkruar bashkë me Doç. Dr. Ubeydullah Sezikli dhe studiuesin e kulturës shkrimtarin Mikail Türker Bal.
Doç. Dr. Jahja, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se është kënaqësi që kanë fituar këtë çmim.
Duke deklaruar se ilahitë nga Ballkani janë thesaret kulturore të botëkuptimit turko-islam, ai tha se është një detyrë e rëndësishme të regjistrohen dhe shënohen ilahitë e fshehura.

“Në këtë libër gjenden ilahi që kemi përpiluar duke filluar nga Bosnjë dhe Hercegovina e deri në Sanxhak, Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut. Ne kemi përpiluar dhe regjistruar këto ilahi përmes punimeve që kemi bërë me njerëz që këndojnë ilahi dhe ishin të interesuar për muzikë në atë rajon”, tha Jahja duke shtuar se kanë mbledhur rreth 800 vepra, prej të cilëve 130 ilahi i kemi shënuar me notë muzikore.

Ai bën të ditur se në libër gjenden ilahi në gjuhën shqipe, boshnjake dhe turke, duke theksuar se:
“Ne këtë punim që e kemi bërë e shikojmë si një detyrë historike. Ne po përpiqemi të nxjerrim ilahitë në dritë me këto punë që kemi bërë me Ubeydullah Sezikli. Kemi punime që kemi bërë me hoxhallarë që janë edukuar nga hoxhallarë që kanë jetuar në periudhën e fundit osmane. Nga viti 2011 jemi duke i zhvilluar këto punime. Duke biseduar me këta hoxhallarë të rëndësishëm, kemi regjistruar veprat. Ne i kemi zbuluar këto thesare kulturore përgjithmonë”.
Jahja në fund të fjalës falënderoi Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë për mbështetjen e tyre.