Akademia “Rafa Nadal” vjen në Shqipëri, spanjolli falënderon shqiptarët për besimin

Në një takim të përzemërt mes Rafa Nadal dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, u njoftuan planet për hapjen kompleksit Qendra Sportive “Rafa Nadal” në Shqipëri. Qyteti bregdetar i Durrësit (30 km nga Tirana) do të presë një kompleks multi-sportiv që do të zbatojë metodologjinë e trajnimit të Akademisë “Rafa Nadal” by Movistar.

Kompleksi i ri, qëllimi kryesor i të cilit është të zhvillojë dhe promovojë tenisin dhe sportin në Shqipëri, do të ritheksojë angazhimin e Rafa Nadal dhe ekipit të tij ndaj vlerave në sport dhe edukimit të fëmijëve dhe të rriturve në mbarë botën.

Vetë Rafa Nadal ishte shumë i kënaqur me lajmin dhe falënderues për besimin dhe hapësirën që Shqipëria po i jep akademisë së tij.
“Jemi shumë të lumtur dhe entuziastë që ju dhe Shqipëria besoni tek projekti ynë, tek akademia ‘Rafael Nadal’, që më besoni mua, ekipit dhe familjes sime që të bëhemi pjesë e vendit tuaj…Do të bëjmë maksimumin për të krijuar përvojën më të mirë për shqiptarët dhe për vizitorët dhe jam shumë i sigurt që do të jetë një projekt i suksesshëm për të cilin të dy palët do të jemi shumë krenar”, tha Nadal.

Lexo po ashtuKlopp: Do të sjellim lojtarë të ri 100%Qendra Sportive “Rafa Nadal” në Shqipëri do të ketë 12 fusha tenisi, 6 fusha padel, një fushë multi-sportive, një palestër dhe zonë Ëellness, një pishinë dhe një zonë restoranti. Përveç kësaj, do të ketë një dyqan dhe një muze me disa nga trofetë e Rafa Nadal dhe objekte të tjera të dhuruara nga atletë të mëdhenj.

Kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi se kompleksi i ri do të vendoset pranë qendrës së re të futbollit të Manchester Cityt dhe tha disa fjalë të mira për Rafën:
“Ka shumë kampionë dhe profesionistë të mëdhenj në botën e sportit, por nuk ka shumë kampionë të jetës dhe të vlerave njerëzore si Rafa. Nga larg, gjithmonë kam pasur përshtypjen se Rafa ishte një njeri i madh, por tani kam edhe më shumë admirim për modestinë e tij dhe mënyrën se si ai i qaset jetës. Mendoj se vlera e kësaj qendre do të qëndrojë jo vetëm në të mësuarit e tenisit apo sporteve të tjera, por edhe në të ndihmuarit e fëmijëve dhe të rinjve për të kuptuar se sa e rëndësishme është të jesh një profesionist dhe një person i mirë”, theksoi Rama.

Deri më tani, zgjerimi ndërkombëtar është mundësuar nga Akademitë dhe komplekset e quajtura Qendrat e Tenisit “Rafa Nadal”. Qendrat Sportive “Rafa Nadal” kanë lindur si një linjë e re qendrash sportive të frymëzuara nga Akademia “Rafa Nadal” (Mallorca) që vendosen pranë kompleksesh pushimi të klasit të parë, duke ofruar vlerë të shtuar për vizitorët, ose në qytetet ndërkombëtare, që synojnë të kënaqin dhe kërkesat e banorëve.

Me ambiente sportive moderne dhe me një gamë të gjerë programesh sportive, komplekset e Qendrës Sportive “Rafa Nadal” do të ofrojnë një eksperiencë të pakrahasueshme për adhuruesit e tenisit dhe sportit në përgjithësi. Fëmijët dhe të rriturit do të mund të përfitojnë nga shkollat e tenisit dhe padelit, si dhe nga shërbimet e fitnesit, mirëqenies, shëndetit dhe restorantit, që synojnë krijimin e një mjedisi sportiv, të shëndetshëm dhe mikpritës.