Ajvazi mohon akuzat e Ibrahimit: Nuk ka kërcënime! Ali Ahmeti është dashur të na ftojë, që mos të vijë deri te më e keqja


Akuzat të cilat i dërgoi kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, i ka demantuar vet personi që po akuzohet, Brahim Ajvazi. Ai në një deklaratë për TV21 thotë që toka nuk është uzurpuar por është në menaxhim nga familja e tyre dhe disa familje tjera të dëshmorëve. Kjo tokë sipas tij, shfrytëzohet tanimë dhjetë vite dhe prej aty këto familje nxjerrin kafshatën e gojës. Ai mohon të ketë kërcënuar kryetarin e komunës.

Nuk është e vërtetë. Tjetër është uzurpim e tjetër gjë kur e ke në menaxhim. Uzurpimi është aty për aty. Kjo tokë është marë në 2013tën. Aty ka disa familje, familje të dëshmorëve, ushtarë që nuk kanë të ardhura, me atë tokë ata mbajnë familje dhe së paku 150 persona prej aty ushqehen. Ka pasur sulm, çfarë sulmi ka pas? Nëqoftëse ti shkon personalisht edhe e kërkon një dokument ose ia çon një dokument e ai të kërkojë polici e siguri? Policia me komandantin dhe pesë policë kur shkuan aty kanë qenë dëshmitarë dhe thonë se nuk ka patur kërcënim. Kanë qenë punëtorët administrativ, nuk ka patur kërcënim. Ka kamera!”, tha Brahim Ajvazi – ish kryetar I Haraçinës.

Marrë parasysh se janë bashkëpartiakë me kreun e komunës Ridvan Ibrahimi, Brahim Ajvazi tutje thotë se për rastin në fjalë është dashur të ndërmjetësojë Ali Ahmeti.

Një apel ia kisha bërë edhe kryetarit të partisë, sidomos Ali Ahmetit, nuk është dashur të na lë që të dalim në mediume për të dhënë deklarata, është dashur të na thirr, të na ulë dhe të na pyes hallet se ku janë e ku nuk janë…dhe nuk është puna që ne jemi prerë e jemi vrarë e nuk mund t’i zgjidhim problemet. Dialogu i zgjidh problemet, por nëse shkon kështu, ndoshta mund të vijë edhe te më e keqja”, tha Brahim Ajvazi – ish kryetar i Haraçinës.

VIDEO KËTU