Ajsbergu me madhësinë e Los Angeles shkëputet nga Brunt Ice Shelf (VIDEO)

Një ajsberg i madh, me madhësinë e qytetit të Los Angeles është shkëputur nga Brunt Ice Shelf.
Ky fenomen njihet si “pjellje” dhe vjen pothuajse një dekadë pasi shkencëtarët në Sondazhin Britanik të Antarktikut (BAS) zbuluan për herë të parë rritjen e çarjeve të mëdha në akull.

Kjo është çarja e tretë e madhe në raftin e akullt që ka ndodhur në dhjetë vjetët e fundit.
Ajsbergu është formuar kur çarja është zgjeruar disa qindra metra brenda disa orëve në mëngjesin e 26 shkurtit, duke u çliruar në fund nga pjesa tjetër e raftit të akullt lundrues.
Kjo shkëputje nuk paraqet kërcënim për Stacionin Kërkimor Halley të BAS-it i cili ndodhet në raftin e akullit Brunt.