“Ajo është sinonim i gruas që nuk dorëzohet asnjëherë”, Lushtaku shkon në Gjermani, viziton Ganimete Musliun në spital

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka vizituar deputeten e Ksoovës, Ganimete Musliun në spital, e cila para disa ditësh i është nënshtruar një operimi në zëmër në Gjermani. Lushtaku, duke i uruar shërim të plotë bashkëpartiakes Musliut, ka thënë se ajo është sinonim i gruas së fortë e cila nuk dorëzohet asnjëherë.

“Shumë i lumtur që Ganja e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjike në zemër. Ganja është sinonim i gruas së fortë e cila nuk dorëzohet asnjëherë. Shërim sa më të shpejtë!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.