Shkruan: Bedri Ajdari
A thua ku ngeli MOTIVI i vrasjes se 5 maqedonasve nga ana e shqipetarve tek Liqeni i Smilkoves?
Pra c’ju desht Prokurores Fatime Fetai pastrimi dhe amnestimi i Trajko Veljanovski-t ne seance gjyqsore bash ne shpalljen e fjalimit perfundimtar ku Trajkoja as ka qene i aku*zuar as nuk ka qene ne cilsine e deshmitarit qe te permendet bash ne seance gjyqsore?!
“Ishkaj si ja muvata” ishte nje fjali qe e tha ne sallen gjyqsore kolegu i yt Gavrill Bubeski duke i’u drejtuar Fejzi Aziri-t nga mllefosja e juaj kur u’a diskreditonte dhe u’a zbulonte manipulimet deshmitareve qe ju i kishit propozuar nga te cilet pikerisht ishte montuar rasti!
Si e komentoni Prokurore kete veprim tuajin? Si mund ta konsiderojme kete “ishkatje te mizes” nga koka e mikut tuaj, me c’far e kembyet kete sherbim per c’far premtimi apo per c’far te mire materiale? A mos te friguan kercenuan apo shantazhuan kta te VMRO-se me ndonje veprim tendin te pakontrolluar e sidomos kur keni qene te ftuar ne nje koktell per te festuar Jubileun e 50 vjetorit te zyres se avokatise Apostolski tek restorani i “MKC” afer gjykates?!
P.S. C’far te detyroi ti mbulosh te zezat e VMRO-se e t’i akuzosh shqiptaret?