“Air Albania” asnjë fjalë shqip, vetëm anglisht dhe turqisht (Foto)


Nisja e fluturimeve të linjës “Air Albania”, ka shkaktuar jo pak polemika në Shqipëri. E gjithë kjo për shkak se opozita atje po akuzon se kjo kompani nuk ekziston. Por, ajo që ka rënë në sy sot, kur edhe u nisën udhëtarët e parë me këtë linjë, është se të gjitha shenjat orientuese në aeroplanin me të cilin udhëtuan ishin vetëm në gjuhën angleze dhe turke, dhe jo në shqip.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndalur të shtunën në mëngjës në aeroportin e Rinasit, për të përcjellë drejt Stambollit udhëtarët e parë të linjës “Air Albania”. Por, ajo që ka rënë në sy është se në aeroplanin më të cilën udhëtuan ata, shenjat orientuese nuk ishin në gjuhën shqipe. Ato ishin vetëm në gjuhën angleze dhe turke.

Nisja e fluturimeve të “Air Albania ka shkaktuar jo pak polemikë në vend. Opozita ka akuzuar dje se Air Albania nuk ekziston. Ndërkohë qytetarët janë ende skeptikë, nëse kjo linjë do të ulë çmimet e biletave, që Shqipëria i ka më të lartat në rajon./PC