Aida Ziberi: Globalizimi

Ja çka shkruan moderatorja e emsionit ‘Zgjohu me ne’, pran RTVM-së Aida Ziberi, për situatën e krijuar me coronavirusin.

Ja postimi i saj në facebook:

GLOBALIZIMI

Një term dhe definicion me të cilin mund ta tërthurësh të gjithë botën e sotme me disa fjali.
Një fjalë e cila të gjith botën e shëndërron në një “fshat të vogël”, ku cdo lajm përhapet brenda disa minutave, qoftë i mirë apo i keq, ku në këtë rast të gjithë e dimë që jemi ngopur dhe stërlodhur nga të dëgjuarit vetëm pesimizëm, prapaskena politike, skenare të cilat vetëm populli i mbanë mbi supet e veta, lajme të cilat na godasin dhe lën gjurmë në psiqikën tonë.

Sigurisht që një përjetim i keq të shtang më shum dhe të dobëson duke lënë pasoja, duke krahasuar me një përjetim apo lajmt të mirë i cili të hipnotizon me një adrenalinë momentale e cila kalon për një moment të caktuar e të shkrutër.
Kushedi, “ndoshta” edhe vite më herët ka pas epidemi të ndryshme vdekje prurëse, kanosje të luftave të ndryshme, fatkeqësi natyrore e rreziqe tjera që e kanë rrethuar njeriun në çdo anë, po lajmi i vetëm që kemi lexuar ka qenë gazeta, sigurisht burim më i saktë se 99% e portaleve të sotme, dhe ajo që bën më shum përshtypje është se e ke lexuar një herë dhe për lajmin tjetër është dashur të presësh për jo më pak se 24 orë. Truri i njeriut ka pasur hapësira të rigjenerojë motivim dhe kurajo për planet e ndryshme.

Nuk ka qenë i preokopuar nga titujt depresive që po përballemi çdo ditë qoftë ato lokal apo më gjërë nëpër gjithë botën.
Në këto momente, njerëzimi po pëson një çorientim të jetës duke ia pa sherrin globalizimit (internetit) duke ditur që çdo lajm i keq qoftë i rrejshëm apo i vërtetë perceptohet më lehtë në kokën e njeriut sesa një lajm që ushqen trurin e njeriut vetëm për disa sekonda.