Këngëtarja kosovare Aida Doçi muaj më parë i dha fund beqarisë.
Ajo u martua me Naser Qelin, me të cilin shprehet se po jeton e lumtur.
E ftuar në emisionin ‘NIN’, ajo tregoi shumë të pathëna nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Nuk kishte si të mungonte pyetja se si po ndihet tani si e martuar.
Ajo u shpreh se po e përjeton kulmin e lumturisë.
“Unë jam duke e jetuar kulmin e lumturisë. Jetoj me Naserin dhe dy fëmijët e tij. Ata muj me than që janë dashni për mu dhe bekim për mu. Jemi familje e mrekullueshme”, u shpreh këngëtarja.