Ai që hu*mbi idenë do t’i hu*mb edhe shqiptarët, shqiptarët lidhen pas atij që ka ide

Avanturierët politikë ose njerëzit e tillë që po t’u çveshësh petkun politikë, mbesin asgjë, ky votues i mençur shqiptar në Maqedoninë e Veriut u ka treguar ku e kanë vendin avanturierët e tillë.
Disa prej aktorëve politik s’ka nevojë t’i studjosh se kush janë sepse ato i tret shfaqja e tyre kur dalin në publik. Njerëzit të shohin, të studjojnë dhe më pas kur shohin se kush në fakt je, atëherë nuk lidhen më pas atyre figurave të dështuara që se kanë idenë se cfarë është politika dhe që aksidentalisht ndodhen aty.

Skena politike shqiptarë është mbushur me politikanë sezonalë që synim kanë vetëm pushtetin dhe më pas cdo gjë mbaron aty. Lideri i Alternativës Afrim Gashi po zbulohet secilën ditë se ç’lloj niveli i “politikanit ” është duke qenë kontradiktor me vetveten dhe ka humbur jo vetëm idenë siç u shpreh në një emision televiziv, por edhe vizionin politik që kurrë nuk e ka patur.

Duke hum*bur idenë sepse është jashtë realitetit politik dhe i pa denjë për të qenë një politikan i përmasave që u duhet shiptarëve në këto momente delikate ai më do të humb edhe shqiptarët që i kanë besuar sa do pak dhe gjithësesi do t’i hu*mb edhe zgjedhjet. Afrim Gashi do që të duket një gjigand i politikanit por bie në grackën e gafave të tij dhe kur politika përzihet me humorin atëherë kjo për palën maqedonase është një ” bingo”. Të tillë u duhen palës tjetër, politikan që e e himbin idenë sepse skanë as ide e as program për të qeverisur vendin.

Maqedonasit kanë frikë nga idetë e mëdha. Kanë fr*ikë nga ideja e Ali Ahmetit për kryeministër shqiptar që ka trazuar rajonin dhe Evropën ndërsa ka shkaktuar tërmet politik tek pala maqedonase. Ata s’mund ta përpijnë këtë dhe kjo i ka shpërqendruar deri në pikën ekstreme. Afrim Gashi e humbi idenë që në fakt nuk e ka patur kurrë sepse politikanët e përmasave të vogla dalin blof kur duan të shfaqen të mëdhenjtë e politikës dhe fakeqësisht duan të marrin fatet e popullit në dorë. Kur e humb idenë atëherë bashkë me këtë i ke humbur edhe shqiptarët.

Ideja e madhe e këtyre zgjedhjeve është ajo për kryeministër shqiptar, ajo që është tronditëse dhe e papërceptueshme për palën tjetër që i ka bërë të bashkohen që kjo mos ndodhë. Por Ali Ahmeti e ka ditur fare qartë se kur lulëzon ideja atëherë prit frytet e saj.