Ka vendosur të mbrohet në heshtje mbrëmë. Nuk ka pranuar që t’iu përgjigjet asnjë pyetje të hetuesve. Polici, Festim Ramadani e ka thënë vetëm një fjalë në stacionin policor, kanë treguar burimet e Insajderit.
“Ai është pedofil”, ka qenë e vetmja fjalë e tij.
Më pas ka refuzuar që të përgjigjet edhe kur është pyetur për emrin e tij përsonal.
Insajderi merr vesh që organet e rendit deri tash si motiv të kërij krimi po hetojnë: hakmarrjen.
Gazeta Insajderi merr vesh që krejt historia nis diku në vitin 1999, kur viktima dyshohet se ka dhunuar seksualisht një familjare të tashmë të dyshuarit, Festim Ramadani.
Familja Ramadani kishte ndjekur rrugën ligjore të denoncimit, por nuk gjeti drejtësi.
Deri tash as familjarët e as avokati i tij sipas detyrës zyrtare nuk kanë dolur për motivin, siç nuk kanë dhënë detaje publikisht as institucionet ligj-zbatuese.