Ahmeti-Zaev: Vazhdojmë të mbetemi në të njëjtin drejtim i cili përkrahet nga qytetarët dhe komuniteti ndërkombëtar

Kryetari i Bashkimit për Integrim Ali Ahmeti realizoi takim me kryeministrin Zoran Zaev, ku biseduan për krizën e shkaktuar nga coronavirusin dhe për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut.
“Sot në qeveri takova Kryeministrin Zaev për të bërë një vlerësim të përbashkët për 100 ditëshin e qeverisë së re dhe për të diskutuar për hapat në vijim.

Kujdesi për shëndetin publik dhe beteja me Covid-19, ndihma për ekonominë, përkrahja për ndërmarrjet dhe rrogat e punëtorëve, konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe kontesti rreth marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ishin temat kryesore që u shtjelluan bashkë edhe me zbatimin e marrëveshjes së koalicionit dhe programit qeveritar.
Vlerësuam që përpjekjet qeveritare të koalicionit tonë duhet të vijojnë dhe të mbetemi në të njëjtin drejtim i cili përkrahet edhe nga qytetarët dhe nga komuniteti ndërkombëtar”, shkruan Ali Ahmeti në Facebook.