Ahmeti: VMRO-ja nuk ka mandat për të poshtëruar shqiptarët e Maqedonisë, kanë aq gjak shqiptarët sa t’i dalin zot vetvetes

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se BDI nuk e mohon se VMRO-DPMNE-ja ka mandat për formimin e ekzekutivit, por thekson se e njëjta parti nuk ka mandat për të përcaktuar se kush do t’i qeverisë shqiptarët, përcjell TV21.

“Duhet t’u thuhet ndal ambicieve të sëmura të partisë politike, e cila ne nuk e mohojmë që ka mandatin për të drejtuar me ekzekutivin, por ama nuk ka mandat për të bërë përzgjedhje dhe për të poshtëruar shqiptarët në RMV, kanë aq gjak shqiptarët në RMV, sa t’i dalin zot vetvetes”, tha mes tjerash Ahmeti.