Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit me ç’rast edhe apelon që të respektohen rekomandimet e autoriteteve shëndetësore dhe fetare.
“Festën e sivjetme të sakrificës së Kurban Bajramit po e shënojmë në kushte të veçanta të kujdesit për shëndetin publik, andaj dhe ju lus shumë që t’i përmbahemi rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore dhe fetare. Uroj që festa t’ju gjejë në shëndet të mirë të gjithë juve dhe familjeve tuaja si dhe t’ju sjellë mbarësi e gëzime për juve, për kombin dhe për vendin. Të lutemi bashkërisht për shëndetin e të gjithë të prekurve dhe për tejkalimin sa më të shpejtë e më të lehtë së kësaj gjendje të vështirë që po na e ndryshon mënyrën e jetesës. Gëzime e mbarësi të keni përgjithmonë miq, shumë urime dhe të fala të gjithëve” shkruan Ahmeti në mesazhin e urimit me rastin e festës së Kurban
Bajramit.