Ahmeti: Sot u shkrua edhe një copëz historie në qeverinë e vendit tonë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në “Facebook” për seancën e sotme qeveritare, e cila ishte solemne për 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.
Me seancën e sotme, siç njofton Ahmeti shënohet nisma e manifestime për të shënuar këtë përvjetor.

“Sot u shkrua edhe një copëz historie në qeverinë e vendit tonë. Për herë të parë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mban seancë solemne për të shënuar 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Me këtë shënohet edhe nisma e manifestimeve për të festuar këtë të arritur kolosale. Bëhu pjesë e festës!”, shkroi Ahmeti.