Ahmeti sot do ti shpalos hapat e ardhshëm të Frontit Evropian

Lideri i BDI-së – Ali Ahmeti, sot në orën 13:00 nga selia në Reçicë të Vogël do të shpalos hapat e ardhshëm të Frontit Evropian pasi dje u konstitua asambleja e re e Parlamentit dhe u zgjodh kryetari i saj Afrim Gashi.

Konferenca e shtypit e Ahmetit vjen në kontekst të publikimit të marrëveshjes mes VMRO-DPMNE, koalicionit “VLEN” dhe Lëvizjes ZNAM për formimin e qeverisë së re në Maqedoni.

Ahmetit sot do ti bashkohen edhe partnerët tjerë nga Fronti Evropian.

Ai dje në seancën konstituive refuzoi të komentojë pozicionet e Frontit Evropian pasi që ata mbetën në opozitë.

Deputetët nga Fronti Evropian nuk votuan për verifikimin e mandateve dhe e braktisën sallën para zgjedhjes së Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit.