Ahmeti shpalos emrat e ministrave të rinj


Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeverinë e re do të udhëheq me 6 ministri. Këtë e bëri të ditur vetë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me çrrastë edhe shpalosi emrat e ministrave të kësaj partie

Ministrin e Financave – Fatmir Besimi
Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini
Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi
Ndërsa për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, kreu i integristëve njoftoi se do të vendoset pas disa konsultimeve brendapartiake.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet edhe mbledhja e Kuvendit ku do të zgjidhet kreu i këtij institucioni, siç është raportuar edhe deri më tani si rezultat i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së, në krye të Kuvendit pritet të zgjidhet sërish Talat Xhaferi.