Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë masat ndaj COVID-19. Sipas tij, shifrat e fundit janë alarmante dhe shqetësuese
Ahmeti ka shkruar në Facebook se duhet të ketë kujdes të shtuar, që të parandalohet përhapja e mëtejme e virusit.
“Shifrat e fundit të rasteve të reja me #covid19 janë alarmante dhe shqetësuese! Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë̈ me kujdes të shtuar, në mënyrë̈ që të parandalojmë̈ përhapjen e mëtutjeshme dhe rendimin e situatës edhe më shumë”, ka shkruar Ahmeti.
I pari i Prishtinës ka apeluar që të respektohen masat, si vendosja e maskës, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e distancës.
“Të gjithë̈ e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë! Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!”, ka shkruar Ahmeti./GazetaExpress/