Ahmeti: Selës i dëshiroj të bëhet i fortë sa malet!

I pyetur nëse vlerëson se po bashkohet kampi opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se dëshiron që kreu i Aleancës të mbledh të gjithë opozitën dhe siç tha ai “të bëhet i fortë sa malet”, përcjell TV21. Ahmeti tha se për momentin është i zënë me punë brenda BDI-së.

“Unë Selës i dëshiroj jo të mbledh kampin opozitar por të bëhet i fortë sa malet. Por unë nuk kam ndonjë koment nëse se është zgjedhur kryetar partie sepse ai i di hallet e veta, paria e tij i di hallet e veta. Unë kam aq shumë punë në BDI sa që nuk kam kohë të ndaj se çka do të bëj zotëri Sela”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ai përsëriti qëndrimin se shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut i nevojiten vetëm dy parti politike.

“Jam fanatik i asaj që kam thënë tash e 10 vite, shqiptarëve nuk ju duhen më tepër se 2 pari, e treta i dëmton”, deklaroi mes tjerash Ahmeti.