Ahmeti: Rreshtohem në mbështetje të fushatës së inicuar nga miku im Bardhyl Mahmuti


Ali Ahmeti

Rreshtohem në mbështetje të fushatës së inicuar nga miku im Bardhyl Mahmuti dhe Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që ai drejton, për të përcaktuar lulëkuqen me katër petale si simbol unik të përkujtimit të viktimave të gjenocidit që shkaktoi Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Iniciativë e qëlluar për të memorizuar përjetë kujtimet e një episodi të errët, e një qëndrese heroike përballë një ideologjie të errët pushtuese, e një ngjarje që nuk duhet përsëritur kurrë.

Uroj formalizimin sa më të shpejtë të kësaj iniciative, edhe atë që nga 15 janari kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.