Ahmeti: Raportet brenda koalicionit janë stabile

Sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, zë Ali Ahmeti realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Rachel Galloëay.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend, pandemisë, zgjedhjeve lokale si dhe regjistrimit të popullsisë.
Ahmeti dhe ambasadorja britanike në Shkup kanë shtjelluar edhe çështjen e hapur me Bullgarinë si një pengesë e integrimit të vendit. Marrëveshja për fqinjësi të mirë është baza për tejkalim të kontestit të paarsyeshëm
dhe të imponuar.

Ahmeti dhe Galloëay kanë shkëmbyer mendime edhe rreth ngjarjeve aktuale politike në vend, dialogun pushtet-opozitë por kanë biseduar edhe për përballjen me pandeminë.
“Marrëdhëniet në koalicion janë stabile dhe programi qeveritar po zbatohet, ndërsa me opozitën kemi vendosur dialog dhe përpiqemi t’i përfshijmë në process”, ka thënë Ahmeti në takim, transmeton gazeta Lajm.
Në këtë takim u bisedua edhe për procesin e regjistrimit të popullsisë i cili vazhdon deri në fund të muajit shtator, me ç’rast është siguruar edhe përkrahja dhe pjesëmarrja e opozitës, ndërsa z. Ahmeti apeloi deri tek qytetarët tanë në mërgatë që të vijojnë me regjistrimet online.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen diku në fund të këtij viti, ndërsa z. Ahmeti ka nënvizuar përgatitjet që po bëhen për të përmbyllur projektet aktuale dhe për të përgatitur ofertë konkurruese për secilën komunë.
Kryetari Ahmeti gjithashtu është zotuar se reformat që janë në të mirën e qytetarëve dhe vetë shtetit do të vijojnë më koordinim të ngushtë me Bashkimin Europian.
Ambasadorja Galloëay theksoi se Britania e Madhe do të vazhdojë të përkrah Republikën e Maqedonisë së Veriut me qëllim realizimin e të gjitha reformave të nevojshme dhe me këtë edhe integrimin në Bashkimin Europian.