Ahmeti priti Surroin: Të bashkuar ngadhënjejmë drejt rrugës së integrimit në BE

Sot në selinë e BDI-së në Tetovë, kryetari i partisë Ali Ahmeti ka pritur publicistin nga Kosova, Veton Surroi.

Bisedë e takimit ishin ndodhitë e rajonit, orientimi pro-perëndimor dhe përgjegjësitë drejt së ardhmes europiane të dy vendeve.

Ky është statusi i plotë i kryetarit të BDI-së:

Mirëprita sot në takim publicistin e mirënjohur nga Kosova, Veton Surroin me të cilin bashkëbiseduam mbi momentumin politik në të cilin ndodhet rajoni, rëndësinë e ruajtjes së orientimit properëndimor të vendeve tona dhe përgjegjësitë e së ardhmes evropiane.

Diskutuam bashkë edhe mbi perspektivën progresive që do të krijojë rrumbullakësimi i projekteve të ndërlidhjes më efikase mes vendeve tona si: Korridori 8, Rruga e Arbërit, rruga Tetovë – Prizren, vendkalimi i përbashkët kufitar dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit në sfera të ndryshme.

Duhet të bashkojmë forcat për të ngadhënjyer bashkë në rrugën pa alternativë tjetër, atë të integrimit në Bashkimin Evropian.