Ahmeti pranon titullin Doctor Honoris Causa

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas pranimit të titullit Doctor Honoris Causa u shpreh se në 26 vjetorin e themelimit të UT-së edhe babai i tij ka qenë njëri i cili ka grumbulluar ndihma për themelimin e universitetit.

“Ky nder që më bëhet mu i dedikohet këtyre njerëzve që dhanë për hapjen dhe ngritjen e këtij universitet. Ky nder dhe ky çmim i bëhet Abdylselam Eminit me rastin e 26 vjetorit të rënies së tij. I bëhet të gjithë ushtarëve, atdhetarëve e misionarëve, patriotëve, mësuesve e pishtarëve të arsimit që mbajtën shpirtin gjallë duke ligjëruar në ter e në fshehtësi për lirinë e munguar dhe për sakrificat e panumërta të popullit e të kombit tonë”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se ai zotohet se do të vazhdojë pa u lodhur të punojë në ngritjen, avancimin e arsimit shqip.

“Në rritjen e cilësisë së arsimit shqip, rritjen e vlerave si dhe infrastrukturën e universiteteve pajisjen e tyre sepse jemi në shekull konkurrent dhe sot vetëm me konkurrencë të fortë mund të ecim përpara. Themelet i kemi ndërtuar kalatë i kemi ndërtuar, pro ata duhet t’i forcojmë dhe mirëmbajmë, sepse vetëm me dije vetëm të përgatitur mirë mund të jemi konkurrent të denjë në të gjitha fushata”, ka shtuar më tej Ahmeti.