Ahmeti përkujton moton e rilindjes: “Dielli për shqiptarët lind në perëndim”

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti mbrëmë takime me qytetarët e Ohrit dhe Strugës, në kuadër të fushatës për referendumin për emrin.

Folësit u spjeguan banorëve të kmbledhur benefitet që vendi dhe ata si qytetrë do të kenë me inkuadrimin e vendit në strukturat euroatlantike.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se vlerat nga marrëveshja e Prespës do të shihen kur do të vjelën frytet e saja edhe ato janë, jo vetëm paqja, stabiliteti dhe siguria dhe por edhe benefite ekonomike që drejtpërdrejt do të ndikojnë në jetën e tyre.

“Të gjithë duhet të vendosemi në rolin e misionarëve dhe të idealistëve të mëdhenj dhe të dalim e të propagandojmë, të kërkojmë përkrahjen e të gjithëve, ata që kanë ndonjë dilemë dhe hezitim se me 30 shtator të votohet për një të ardhme shumë më të sigurt por edhe 30 shtatori është i papërsëritshëm. Alternativ B nuk ka. Nëse dikush kërkon alternativ në Lindje, e ka të pamundur pasi do të has në barrikada të forta nga shumica dërmuese e qytetarëve të Maqedonisë. Ne jemi të përcaktuar, mos flasim si shqiptarë pasi bashkë kemi punuar nën moton e Rilindjes Kombëtare ‘Dielli për shqiptarët lind në perëndim’. Kjo është moto për shqiptarët por le të shërbej për të gjithë qytetarët pasi në perëndim lind ardhmëria. Me 30 shtator vendoset për të ardhmen e gjeneratave që vijnë pas nesh”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Edhe shefi i Shtabi qendror të BDI-së, Atila Rexhepi, si dhe Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, u spjeguan qytetarëve se cfarë përfitojnë nga vota “për” në referendumin e 30 shtatorit.