Ahmeti për RTK: Çdo urdhër i UÇK-së ishte i pastër (VIDEO)

Ali Ahmeti, ish-bashkëthemelues i UÇK-së, aktualisht kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër.

“UÇK-ja ka respektuar konventat ndërkombëtare. Çdo urdhër është i pastër si loti. Kjo është dëshmuar në Gjykatën e Hagës dhe do të dëshmohet edhe në Dhomat e Specializuara”, është shprehur ai.

Ahmeti ka thënë se “ky gur në qafën e Kosovës” do të hiqet, siç e ka quajtur ai akuzën se “Kosova ka bërë krime”.

Ja intervista e plotë për RTK-në 

 

Zotëri Ahmeti ju keni qenë bashkëluftëtar i Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe gjithë këtyre komandantëve të cilët që nga vitit 1999 e këtej për sa kohë që ishte UNMIK-u në Kosovë dhe EULEX-i pothuajse nuk janë ndalur asnjëherë proceset që kanë të bëjnë për ndjekjet penale të krimeve të luftës. Nisja e kësaj Gjykata Speciale në vështrimin tuaj, çdo të thotë, tani 21 vjet lirie?

“Unë nuk i kam shokë dhe bashkëveprimtar nga vitit 1999 e këtej por i kam miq shumë më herët, një pjesë prej tyre i kam gati nga vitet 1979-1980. Tani kjo situatë është një gurë në qafë gati për një dekadë e gjysmë për njerëzit që kanë drejtuar rezistencën, për Kosovën, gurë në qafë është një dekadë e gjysmë për popullin e Kosovës për UÇK=në dhe për 15 vite rresht me heroizëm është mbrojtur ÇËK, pastërtia e kësaj lufte duke filluar nga Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe shumë bashkëluftëtar tanë. Është një e vërtet që botërisht njihet, ne kemi respektuar konventat ndërkombëtare mbi luftërat, nuk ka asnjë dokument as të shkruar e as të thënë që ne i jemi revanshuar palës agresore që bënte krime, që vriste gra, pleq, fëmijë, ne ti kundërvihemi ndryshe. Nuk ka urdhra të tillë, çdo dokument është i pastër si loti, çdo urdhër është i pastër si loti dhe sigurisht gjithë kjo është dëshmuar edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të HAGËS, sigurisht se do të dëshmohet edhe në dhomat e Speciales,” deklaroi Ahmeti.

Ju duket e rëndësishme kjo që gjykata speciale të vë në funksion në këto momente akuzat për ish drejtuesit e UÇK-së?

“Këtu duhet parë një çështje: dhomat e specializuara lindin në një moment delikat për Kosovën sepse përndryshe çështja mund të ndërlikohej edhe më shumë dhe të kalonte në një vendim pran Organizatës sl Kombeve të Bashkuara, kështu që vetë Hashim Thaçi dhe të gjithë njerëzit të cilët kanë drejtuar dhe kanë pasur përgjegjësi e tyre gjatë periudhave të mëhershme gjatë luftës, vetë janë angazhuar, vetë kanë punuar që kjo gjykatë, këto dhoma të specializuara që të themelohen dhe njëherë e përgjithmonë këta hekura të vendosura edhe në qafë që i qëndrojnë Kosovës të hiqen dhe të gjithë njerëzit për të cilët me fakte, lajme të rrejshme, punë të cilat i ka bërë vetë dora e zezë, nuk e di se çfarë gjenerate je, por zotëri Pllana sigurisht se i kujton ngjarjet e vitit 1981, Martinoviqi i cili vetë u dhunua me qëllimin që fajin t’ua hedhin shqiptarëve dhe të arsyetohet tani dhuna e shtetit. Kështu nënkuptohet edhe vrasja e disa djemve të rinj në Pejë që më vonë të arsyetohen krimet serbe dhe unë frikohem që propaganda e qarqeve të ndryshme, fosileve fashiste në Serbi është shumë aktive, nuk flas për politika shtetërore mbase ata edhe mund të kenë reflektuar në këtë drejtim por fosile të fuqishme akoma ka në hapësirat e Serbisë edhe atë me shumë ndikime në qarqe të ndryshme ndërkombëtare, për të bërë libra e propagandë të atillë me qëllim që të diskreditohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’ua vrarë lirinë shqiptarëve të Kosovës, ta vrasësh UÇK-në si njëra nga më meritoret në historinë më të re të shqiptarëve, d.m.th tu bësh atentat të gjithë shqiptarëve,” tha Ahmeti.

Ju keni dal me një moto të pathënë deri më tani elektorale, vota për një Kryeministër Shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

“Kjo ide është që në vitin 2009 kur ne kemi kërkuar 12 postet kuyqe dhe pikat nevralgjike të shtetit duke filluar nga kryetari i shtetit, kryeministri, kryetari i kuvendit, MPB-ja, Ministria e Mbrojtjes, Sigurimi i Shtetit, kreu i Gjykatës Supreme, kreu i Gjykatës Kushtetuese. Nga vitit 2009 e këndej, hap pas hapi kemi realizuar që të gjitha këto që i thash para në përjashtim të kryetarit të shtetit dhe kryeministrit dhe mendojmë që tani ishte momenti i duhur dhe kemi dalë me idenë. Derisa nuk e kemi thënë më herët dhe e kemi thënë në kohën që duhej të thuhet, ne mendojmë se do të jemi të suksesshëm dhe këtë do të dëshmojë votuesi shqiptar me 15 Korrik,” u shpreh Ahmeti.

Cili është vlerësimi juaj, ka paqëndrueshmëri politike në Maqedoni të Veriut ose jo?

“Tash gjërat janë shumë të lidhura, në rajon zhvillimet, ngjarjet ndikojnë tek njëra tjetra, sigurisht që zhvillimet në Kosovë ndikojnë në Maqedoninë e Veriut, po ashtu nëse ka diçka nuk shkon mirë në këtë vend ndikon në Kosovë dhe vendet e rajonit, ne po përpiqemi dhe po punojmë që sa më shumë të kontribuojmë në drejtim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së vendit. Jo rastësisht ne bëmë të pamundurën me lëvizjet tona që të arrihet Marrëveshja me Greqinë për ndryshimin e çështjes së emrit, arritëm të bëjmë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe me sukses tani u anëtarësuam në NATO, kemi hapë negociatat për anëtarësim në BE dhe sigurisht që jemi mjaftë të kujdesshëm që këto çështje kaq madhore që janë të respektohen dhe të materializohen në të gjitha ato standarde të cilat tani i kërkon Evropa që ne sa më parë të jemi pjesë e saj, por sigurisht që kur ka dhimbje e lëndime në rajon sigurisht që ato po ndihen ato edhe tek ne si fqinjë,” tha Ahmeti.