Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm. Kështu ka reaguar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti për aksidentin tra*gjik që ndodhi në Bullgari e ku humbën jetën 46 qytetarë, kryesisht nga Maqedonia e Veriut.
Ahmeti në këto çaste të rënda pikëllimi e dhimbjeje, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të vik*timave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të të lënduarve.
“Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm. Aksidenti i tmerrshëm i trafikut në Bullgari mori jetën e kaq shumë qytetarëve tanë.
Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllime më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në ak*sidentin tr*agjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.