Ahmeti për agjendën e gjelbër ! “Nuk jemi parti statike, ripërtërihemi, rinohemi…”

Bashkimi Demokratik për Integrim përqafoi agjendën e gjelbër evropiane, por pse kreu i saj, Ali Ahmeti ende lëviz me makina që emetojnë gazra dhe nuk janë 100% ekologjike, miqësore për ambientin?
“Rrugët që bëj unë është pamundur që unë të lëvizë me makina me shpejtësi të kufizuar, sepse më duhet qarkullim brenda ditës 400-500 km të bëj”, deklaroi, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Pamjet me deponi nëpër komuna shqiptare që ju shfaqën, kreu integrist i quajti të dhimbshme dhe tani

Është momenti që këto pamje të eliminohen, por tha kjo nuk bëhet brenda 1 muaji a brenda vitit.
“Pa mi bërë ju mua këto… Fatmir, unë para se të vij këtu në studion tuaj kam bërë një udhëtim. Kam lëvizur nga mali, kam shkuar në shtëpi, jam veshur dhe kam kaluar, kështu digjeshin ca plehra, në rrugë mali…jo kështu, sepse këto ju në vendbanime i keni bërë”, theksoi Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së.

Shprehet se BDI i ka të gjitha kapacitet për tu marrë me platformën e agjendës së gjelbër, ndërsa apelon që kjo çështje të mos shihet me skepticizëm, sepse për këtë do të ketë fonde si vendore po ashtu edhe ndërkombëtare.
“Nuk jemi lëvizje, parti statike. Ne jemi një parti që ripërtërihemi, rinohemi…”, shtoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Prioritet i parë, sipas kreut të integristëve, do të jenë menaxhimi me mbeturinat, ajri dhe uji i pastër. Sipas tij, këto çështje nuk kanë pasur trajtim meritor, ndonëse me resorin e ekologjisë kanë drejtuar zyrtarë të BDI-së, për të cilët Ahmeti thotë se janë munduar dhe kanë arritur deri diku.