Ahmeti: Pashkët këtë vit na rikujtojnë solidaritetin për njëri-tjetrin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka urar besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve.

“Të nderuar besimtarë të krishterë, për secilin prej jush, per familjet e juaja, uroj shumë shëndet, mbarësi dhe mirëqenie.

Kjo festë, simbol i jetës dhe besimit, veçanërisht këtë vit, na rikujton gjithë neve besimin tek sakrifica dhe solidariteti me njëri tjetrin si
rruga drejt një të ardhme më të mirë, më të sigurt.

Sado e paparashikueshme të jetë e panjohura dhe e vështirë sfida, kurajoja, shpresa, drita dhe jeta janë më të mëdha dhe ngadhnjyese.

Për shumë mot Pashkët!” shkruan Ahmeti.