Ahmeti pas takimit të liderëve: “Të mos i kthehemi të kaluarës dhe të jemi racional”

Ka përfunduar takimi i sotëm i kryetarëve të partive politike në Maqedoninë e Veriut. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit tha se ai ka bërë thirrje që mos të hapen tema nga e kaluara por të shihet drejt të ardhmes. Duke folur për ndryshimet kushtetuese, Ahmeti theksoi se kemi nevojë për më shumë hapa drejt BE-së.

“Edhe në takim kam bërë thirrje që të kapërcejmë nostalgjitë dhe t’i kthehemi racionalitetit, se po të hapim çështje që i takojnë të kaluarës, vështirë që mund të përcaktohemi për të ardhmen”.
“Çdo e kaluar që hapet, nuk i shërben ardhmërisë, nuk u shërben gjeneratave dhe brezave që vijnë. Kemi nevojë për më shumë hapa konkret drejt BE”, tha mes tjerash Ahmeti.